Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arar
arar:

arár,-i m. sh. -ë(t) ai që punon arën, lavërtar; bujk.

Sinonime / Të përafërta:
lavërtar
bujk
Të ngjashme:
acar:

acár,-i m. sh. 1. të ftohtë i madh, i thatë e me ngrica: bën acar. 2. fig. ashpërsi, vrazhdësi, zemërim; acari.

agrar:

agrár,-e mb. bujqësor: vend agrar; / që lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore: reformë agrare.

ajar:

ajár,-i m. sh. -ë(t) 1. kosh i madh për drithë. 2. vjet. baraspeshë; drejtpeshim: e bëri barrën ajar e ndau sa andej edhe këtej; e bëri ujin ajar hodhi sa ujë të ngrohtë, aq edhe të ftohtë.

arab:

aráb,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsive të disa vendeve të Azisë së Afërme dhe të Afrikës së Veriut; banor vendës ose me prejardhje nga këto vende.

arap:

aráp,-i m. sh. -ë(t) 1. bised. zezak; / njeri shumë i zeshkët. 2. zool. fulterëz. 3. emër për kafshë shtëpiake me qime të zezë.