Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arap
arap:

aráp,-i m. sh. -ë(t) 1. bised. zezak; / njeri shumë i zeshkët. 2. zool. fulterëz. 3. emër për kafshë shtëpiake me qime të zezë.

arap:

aráp,-e mb. i zi ose shumë i zeshkët: qen arap; fik arap.

Sinonime / Të përafërta:
zezak
fulterëz
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të egra filloi shkarkimi, që vazhdoi gjithë ditën. Në mbasdite vonë bregu i lumit nuk njihej më. Ishte një mishmash i vërtetë, ku, midis grumbujve të trenjve, shkallareve, konopëve prej kërpi, hunjve, këmbalecave dhe gjithfarë veglave të tjera, vërtiteshin njerëz, që flisnin një gjuhë si lesh arapi. Ishe aq tollovi, saqë edhe Gjeloshi u hutua dhe s'di se si e humbi harenë e parë. Në mbrëmje vonë, nën dritën e pishtarëve, ardhacakët nisën ngritjen e barakave. Atë natë, një pjesë fjetën përjashta, në qoftë se mund të quhet fjetje ai stërmundim i pafund. Vërtiteshin, kushedi pse, nga shkurret...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
arab:

aráb,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsive të disa vendeve të Azisë së Afërme dhe të Afrikës së Veriut; banor vendës ose me prejardhje nga këto vende.

arar:

arár,-i m. sh. -ë(t) ai që punon arën, lavërtar; bujk.

aras:

áras ndajf. hapur; sheshit: flasim aras.

krap:

krap,-i m. sh. -a(t) 1. zool. peshk i madh i ujërave të ëmbla, me luspa në ngjyrë ari të errët dhe me katër fije të gjata si mustaqe në kokë. 2. fig. shar. njeri i ngathët dhe i trashë nga mendja.