Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aradhe
aradhë:

arádh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. hist. repart partizan më i madh se batalioni. 2. fig. lart. armatë; pararojë: aradhet e mësuesve.

Të ngjashme:
radhë:

rádh/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. shtresë a varg sendesh të vëna në një vijë ose në një drejtim njëri pranë tjetrit; rresht: radhët e tullave (e pllakave); radhët e trikos (e çorapit) vargu i sythave përbri njëri-tjetrit; / varg dukurish a ngjarjesh që vijnë njëra pas tjetrës. 2. rresht: radhët e librit; fletore me radhë të gjera (të ngushta); në mes të dy radhëve; në krye të radhës; i vë në radhë radhit; rreshtoj; vihem në radhë radhitem, rreshtohem; radhë e madhe (e gjatë); zë (mbaj, pres) radhën; hyj (rri) në radhë; dal nga radha; kam radhën. eja në radhë! (usht.) komandë për të ardhur në një vijë të drejtë, njëri pas tjetrit; e lexoi radhë për radhë. 3. rendi ose rregulli sipas të cilit bëhet diçka; vijueshmëria për të kryer diçka; vendi i dikujt në këtë rend: radha e veprimeve (e hyrjes); radhë e pa radhë pa një rregull të caktuar, si t’i teket, si t’i vijë mbarë; sipas radhës; jashtë radhe; tre vjet me radhë; për shekuj me radhë; i bëj (i lë) radhë (dikujt) e lë të flasë ose të bëjë diçka para meje; nuk e pengoj për diçka; vijnë (dalin, flasin, pyesin) me radhë; i mori (i zuri) me radhë; kur t’i vijë radha; kush e ka radhën (e shërbimit, e pastrimit)?; e kështu me radhë e të tjera; në radhë të parë së pari, para së gjithash. 4. fig. tërësi njerëzish me interesa e marrëdhënie të përbashkëta, me gjendje shoqërore të njëjtë ose që bëjnë pjesë në një organizatë etj.: nga radhët e fshatarësisë; shtrëngojmë (ngjeshim) radhët bashkohemi edhe më fort; është i radhës sonë; hyri në radhën e pleqve; vë në një radhë me (dikë a me diçka) e quaj të një shkalle, të një vlere etj. me një tjetër. 5. herë: radhën e parë; nuk e takova dot këtë radhë. 6. si pacak. (në bashkëvajtje me një) shumë; disa; një varg: një radhë vendesh; i bëri një radhë pyetjesh. 7. si ndajf. radhaz: i mori radhë.

ardhje:

árdhj/e,-a f. sh. -e(t) shih te vij.

ardhme:

árdhm/e,-ja (e) f. 1. koha që pritet të vijë, periudha pas së tashmes: në një të ardhme të afërt; / gjuh. koha e ardhme. 2. gjendje e mirë që pritet të vijë; kushtet e ngjarjet që do të ndodhin: e ardhme e sigurt; ka të ardhme; njeri pa të ardhme.

arithe:

aríth/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte shumëvjeçare, me lule të bardheme të mbledhura si kokë a si qerthull; këputje.

atashe:

atashé,-u m. sh. -(të) dipl. nëpunës që drejton një fushë veprimtarie në një përfaqësi diplomatike: atashe tregtar (ushtarak).