Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arabik
arabik:

arabík,-e mb. që lidhet me Arabinë, i Arabisë: gadishulli arabik.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...lagështia e natës. Pastaj isoja u tret ngadalë dhe nga gjiri i saj u ngrit vetëm një zë. - Ai, - tha gjenerali. - E dëgjoni? Përse flet kjo këngë? - Është këngë e vjetër ushtarësh. - Këngë e rëndë. A mund t'i dalloni fjalët? - Sigurisht. Flet për një ushtar shqiptar të vrarë në shkretëtirën arabike. Kur Shqipëria ndodhej nën Turqinë, shqiptarët e bënin shërbimin ushtarak në vise të largëta. - Ah, po. Ma keni thënë. - Po të dëshironi, jua përkthej fjalët. - Ju lutem. Prifti dëgjoi një copë herë. - Është e zorshme për ta përkthyer saktë, por, pak a shumë, fjalët janë këto: Unë mbeta i vrarë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
arkaik:

arkaík,-e mb. i një kohe shumë të vjetër, i lashtë; i vjetruar: fjalë arkaike.

arktik:

arktík,-e mb. gjeogr. që lidhet me Arktikun, i Arktikut: akullnajat arktike.

atavik:

atavík,-e mb. libr. që lidhet me atavizmin; që shfaqet si atavizëm: mendësi atavike.

darabuk:

darabúk,-u m. sh. -ë(t) muz. vegël si qyp me fund të hapur e me grykë të gjerë, e mbuluar me lëkurë të nderë, së cilës i bihet me pëllëmbë.

faranik:

faraník,-e mb. 1. bot. farës. 2. që e ka bërthamën të vogël; kokërrvogël: qershi faranike; patate faranike.