Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arab
arab:

aráb,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i popullsive të disa vendeve të Azisë së Afërme dhe të Afrikës së Veriut; banor vendës ose me prejardhje nga këto vende.

arab:

aráb,-e mb. që lidhet me arabët a me vendet e banuara prej tyre, i arabëve: popujt arabë; alfabeti arab; veshje arabe; shifra arabe numrat 1, 2, 3 etj. (të ndryshme nga shifrat romaka I, II, III etj.).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...idesë së kristianizmit; turqit i janë sulur Ballkanit, por edhe viseve të tjera të Evropës, nën parullën e mbrojtjes së idesë së muhamedanizmit; fashistët hitlerianë dhe rnusolinianë kanë dashur të pushtojnë botën nën parrullën e mbrojtjes së idesë së tyre fashiste; Izraeli sot u është sulur popujve arabë me flamurin e cionizmit në dorë. Duke i fshehur qëllimet e tyre të vërteta „prapa një ideje të përgjithshme", Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë sot çmos të gulshojnë luftërat çlirimtare të popujve të vegjël të Azisë, Afrikës dhe të Amerikës Latine. Me parullën e mbrojtjes së një ideje të përgjithshme...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...të autonomisë lokale dhe të vetëqeverisjes. Deri në fillim të shek. IX, Durrësi dhe gjithë prapatoka e tij kaluan një fazë vetëqeverisjeje dhe autonomie. Arkondë të tillë, me atribute pushteti, ndeshen në të njëjtën kohë edhe gjetkë, si në Vageneti (Çamëri), në Kolonjë etj.. Zbehja e rrezikut arab, në lindje, dhe keqësimi i situatës në zotërimet bizantine në Ballkanin Perëndimor dhe në Italinë e Jugut, si rezultat i sulmeve të sllavëve e të frankëve, e shtyu Perandorinë Bizantine të kalojë në një organizim të ri administrativ në këto treva, në atë të temave. Dihet se regjimi i temave, ose...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arap:

aráp,-i m. sh. -ë(t) 1. bised. zezak; / njeri shumë i zeshkët. 2. zool. fulterëz. 3. emër për kafshë shtëpiake me qime të zezë.

arar:

arár,-i m. sh. -ë(t) ai që punon arën, lavërtar; bujk.

aras:

áras ndajf. hapur; sheshit: flasim aras.

arabe:

aráb,-e, -ja f. sh. -e(t).