Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës arë
arë:

ár/ë,-a f. sh. -a(t) tokë që lëvrohet e mbillet, tokë buke: arë me grurë; bimët e arave; miu i arave (zool.).

ar:

ar,-iII m. sh. -ë(t) njësi matjeje e sipërfaqes së tokës, e barabartë me njëqind metra katrorë (shkurt. a).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kohët e reja në fshatin shqiptar. Është e qartë që « Ligji bujqësor » pasqyron gjendjen e bashkësive fshatare në fazën e shpërbërjes, kur prona private po karakterizonte gjithnjë e më shumë marrëdhëniet e pronës. Fshatarët, të cilët jo rastësisht quhen aty « zot » (kyrios), kishin tokën e tyre arë, vreshtat, kopshtet, që, së bashku me shtëpinë dhe me bagëtitë, përbënin pasurinë kryesore vetjake të familjes fshatare. Mullinjtë, dhe shpeshherë edhe pyjet, ishin pronë e individëve të veçantë. Si pronë vetjake, arat, vreshtat, kopshtet, bagëtia etj., mund të trashëgoheshin, të shkëmbeheshin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ari:

arí,-u m. sh. -nj(të) zool. kafshë e egër gjitare e mishngrënëse, me trup të madh, me qime të murrme a të bardha: ariu polar (i bardhë); putër (lëkurë) ariu; s’ngopet ariu me miza (fj. u.); s’trembet ariu nga mushkonjat (fj. u.).

art:

art,-i m. sh. -e(t) 1. nj. formë e pasqyrimit krijues të botës nëpërmjet figurash e mjetesh artistike; veprimtaria krijuese artistike: arti shqiptar (egjiptian, grek, romak, bizantin); arti antik (mesjetar, i Rilindjes); vepër arti; ngre në art; / edhe sh. lloj i veprimtarisë krijuese: arti dramatik; artet e bukura muzika, piktura, skulptura dhe arkitektura; artet figurative piktura, grafika dhe skulptura; artet e zbatuara arti i sendeve të bukura për përdorim praktik; arti kinematografik; galeria e arteve; akademia e arteve; art për art parim teorik estetik, sipas të cilit arti është qëllim në vetvete, pavarësisht nga përmbajtja. 2. fig. tërësia e rregullave dhe e metodave, që kërkohen për ta kryer diçka në mënyrë të përsosur dhe bukur; mjeshtëri: arti ushtarak; arti i të folurit; arti i kuzhinës.

ar:

ar,-iI m. 1. kim. metal i rrallë, i çmuar, me ngjyrë të verdhë e i butë, që përdoret për monedha, për stoli etj.; flori (simboli Au): shufër (unazë, varëse) ari; fill ari fill i praruar për qëndisje; jelek ari jelek i qëndisur me fije ari. 2. fig. diçka me shumë vlerë: ari i zi nafta; ari i bardhë pambuku; ari i gjelbër pyjet. 3. si mb. fig. shumë i çmueshëm, i artë: e ka zemrën ar. 4. si mb. fig. i verdhë e i ndritshëm, i artë: me flokët ar; gjethet ar të vjeshtës.

amë:

ám/ë,-aI f. sh. -a(t) 1. edhe fig., burim: ama a Drinit; ama e çdo të keqeje. 2. bimë a kafshë mëmë. 3. pjesa e kreut në një bllok biletash, faturash etj. 4. anat., bot. vezore.