Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ar
ar:

ar,-iI m. 1. kim. metal i rrallë, i çmuar, me ngjyrë të verdhë e i butë, që përdoret për monedha, për stoli etj.; flori (simboli Au): shufër (unazë, varëse) ari; fill ari fill i praruar për qëndisje; jelek ari jelek i qëndisur me fije ari. 2. fig. diçka me shumë vlerë: ari i zi nafta; ari i bardhë pambuku; ari i gjelbër pyjet. 3. si mb. fig. shumë i çmueshëm, i artë: e ka zemrën ar. 4. si mb. fig. i verdhë e i ndritshëm, i artë: me flokët ar; gjethet ar të vjeshtës.

ar:

ar,-iII m. sh. -ë(t) njësi matjeje e sipërfaqes së tokës, e barabartë me njëqind metra katrorë (shkurt. a).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore. Federatat fisnore Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e. sonë. Në këtë kohë morën...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...sa më bukur dhe sa më shpesh. Në rastet e këtilla, të rralla dhe solemne, posaçërisht interesante është snobesha e snobit. Ajo është e veshur dhe e ngjeshur ose sipas modës së shekujve të shkuar, ose sipas modës më të re dhe është e stolisur me gushore, hallhalle, unaza dhe rekuizita të tjera prej ari, në raste më të shpeshta të importuara prej Amerikës, Greqisë, Italisë apo Francës. Snobesha nuk stoliset me mallin e vendeve të Lindjes për shkak se këtë mall e nënçmon si mall të lirë. Snobi reklamohet me sukses të posaçëm edhe në rrugë, me anën e veturës, që është rekuizit i domosdoshëm i snobizmit...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i ag.mit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, ag.m: në ag.të lirisë. * si ag.n e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag.sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.

ah:

ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.

ah:

ah,-uII m. sh. -e(t) britmë me shpirt që nxjerrim kur shprehim dhembje, hidhërim, habi, gëzim etj.; mallkim, nëmë: në ah të vdekjes në grahmën e fundit; e la në ahe e la në mjerim të madh a në vuajtje; e zuri ahu i nënës.

ah:

ah jokal., -a, -ur bëj “ah” kur shpreh dhembje, hidhërim etj.