Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aq
aq:

aq pacak. shumë (me emra sendesh larg nesh në hapësirë e në kohë): aq male e fusha; pas aq e aq përpjekjesh; me aq kujdes.

aq:

aq ndajf. 1. në atë masë, sasi a shkallë sa e dimë ose sa është thënë; / më shumë nga ç’mendonim, shumë: edhe një herë aq; aq mirë sa…; jo dhe aq; / pak, jo shumë, sa nuk na kënaq: aq di (mendon, ia pret); aq fuqi ka; aq qe vetëm kjo pritej. 2. përdoret me shkallën krahasore të mbiemrave e të ndajfoljeve me kuptim përforcues: aq më mirë (më keq).

aq:

aq pj. përmbyll fjalinë, me kuptimin “s’bëj dot më shumë; s’ka ç’kërkohet më shumë”: ia thashë të gjitha dhe aq.

Sinonime / Të përafërta:
shumë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shoqërore, po ashtu, mediokritete ka pasur dhe ka edhe në të gjitha fushat e krijimtarisë dhe të aktivitetit të njeriut: në krijimtarinë artistike dhe krijimtarinë shkencore, në jetën kulturore dhe në jetën politike, në jetën arësimore dhe në komunikimin e përditshëm ndërmjet njerëzve. Mediokritetet janë aq të përhapur saqë mund të thuhet se nuk ka fushë të realizimit të njeriut, si subjek shoqëror, ku nuk shfaqen mediokritetet ashtu si nuk ka fushë të gjelbër, ku nuk shfaqen kërminjtë pas shiut. Posaçërisht shumë mediokritete mund të ketë në krijimtarinë letrare dhe mediokritetet e krijimtarisë letrare...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...e Gjonit, i kthjellët, i vetëdijshëm për rrezikun e vërtetë që po vjen. Perandoria otomane, simbolizohet në kreun e fundit nga hëna, metaforë e rritjes islamike. Është mbjellë dekori për romanet e ardhshme për periudhën otomane, me anë të kësaj pyetjeje: "Si do të kthehesh ti në Azi, ti që je aq i bukur, Arbri im?" "Ura me tri harqe" është shkruar pjesërisht në vitin 1976 dhe është përfunduar në vitin pasues, domethënë në kohën kur Kadareja ishte dërguar në purgator nga regjimi dhe nuk mund të botonte romane, por edhe në kohën kur, përballë mungesës së dëshirës për të shkruar për njeriun...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...anekdotën makabre. Ai i largohet humorit të zymtë, që vetë subjekti duket sikur e kërkon, dhe nëse, për mënyrën e procedimit, të kujton Buzzati-n, nuk mund të mos vihet re, njëherazi, se "Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nuk është, pavarësisht nga përshtypja e parë, një parabolë e mirëfilltë dhe, aq më pak, një përsiatje metafizike. Në rastin më të skajshëm, ky gjeneral që zhvarros ushtarë, të cilët nuk i ka njohur ndonjëherë, për t'i rigrupuar në një ushtri fantazmash, mund të ishte pothuajse një simbol, me kusht që kërkimi i marrosur të mos mbante vulën e një realizmi të rreptë, por, gjithsesi...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...cilëve, sytë e tij si prej të krisuri, i lexonin, kushedi pse, këmbëngulshëm: Skot Fitzxherald. Toponomastika e Shqipërisë dhe e Kosovës. Plutark. Gjer te portat e Komitetit të Partisë nuk ishin veçse dyzet sekonda, kohë në të cilën ai arriti të mendonte se, edhe nëse ajo e kishte kallëzuar, atij aq i bënte. Madje do të parapëlqente atë kallëzim, qoftë edhe me fjalën “spiune" në mes, sesa ndonjë ndërlikim lidhur me pjesën teatrale. Deshi t'i thoshte vetes, idiot i pandreqshëm, që nuk arrinte të vlerësonte rrezikun e një kallëzimi, por, për çudi, i dukej se jo vetëm nuk ndiente bezdi nga...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme. 2. GJEN DJA EKON OM IKO-SH OQËRORE E ILIRËVE (SHEK. XI-V P.E. SONË) Vendbanimet Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Ky njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i ag.mit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, ag.m: në ag.të lirisë. * si ag.n e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag.sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.

ah:

ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.

ah:

ah,-uII m. sh. -e(t) britmë me shpirt që nxjerrim kur shprehim dhembje, hidhërim, habi, gëzim etj.; mallkim, nëmë: në ah të vdekjes në grahmën e fundit; e la në ahe e la në mjerim të madh a në vuajtje; e zuri ahu i nënës.