Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aprovoj
aprovoj:

aprov/ój kal., -óva, -úar libr. miratoj. / pës. aprovóhet v. III.

Sinonime / Të përafërta:
miratoj
Të ngjashme:
sprovoj:

sprov/ój kal., -óva, -úar 1. vë në provë, provoj: sprovoj armën. 2. vuaj një fatkeqësi; përjetoj: ka sprovuar shumë gjëra në jetë. 3. përpiqem shumë t’ia dal mbanë me dikë a me diçka: sprovoi ta bindte.

provoj:

prov/ój kal., -óva, -úar 1. paraqit prova për të vërtetuar a për të mbrojtur diçka, për të bindur dikë etj., vërtetoj; dëshmoj, argumentoj: e provoi shkencërisht (me fakte). 2. bëj një provë për të marrë të dhëna për diçka, për ta njohur atë, për të parë saktësinë etj.: e provoi në laborator; provoj përfundimin (mat.). 3. shikoj gjellën për kripë etj., kërkoj, ngjëroj; ha ose pi diçka për herë të parë; shijoj; / e përdor për herë të parë që të shoh si më rri, si është, si punon etj.: provoj këpucët (xhaketën); provoi armën. 4. e vë dikë në provë, e sprovoj; e marr dikë në provim; përpiqem ta bëj diçka; e vuaj a e heq vetë diçka, përjetoj: e provoi në ditë të vështira; e provoj edhe një herë.

abrogoj:

abrog/ój kal., -óva, -úar drejt. shfuqizoj. / pës. abrogóhet v. III.

aprovim:

aprovím,-i m. sh. -e(t) miratim: aprovimi i ligjit në Kuvend.