Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës apostrof
apostrof:

apostróf,-i m. sh. -a(t) gjuh. shenjë si presje, që vihet në vend të një zanoreje a të një rrokjeje, pas pjesëzës mohuese s ose pas përemrit ç ( p.sh. fjal’ e bukur; do t’ia dërgoj; s’di ç’të them).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ndjenjën, apo përfytyrimin e poetit, kurse Hasan Hasani e bën vetëm për kërkesa formale, domethënë si lojë fjalësh: N'oborr kur mbërrinte ulej mbi nji të druve cung Ofshante thellë me fytyrë të nxime si trung. (Mali) Hasan Hasani është kujdesur ta kthejë të kaluarën edhe në një pikëpamje tjetër: apostrofi, të cilin janë duke e ndjekur me pushkë dhe topa të gjithë poetët shqiptarë më largpamës që prej Rilindjes e këndej, ai e rehabiliton me të madhe, edhe pse ai nuk e rregullon skemën metrike të vargjeve të tij: O, ka mot 'i kangë e vogël m'a rreshkë në zemër E gjaku damar've t'kallun a' shkri deri...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
apostrofë:

apostróf/ë,-a f. sh. -a(t) let. figurë letrare kur i drejtohemi me thirrje një njeriu a një sendi të personifikuar.

apostrofoj:

apostrof/ój kal., -óva, -úar let. i drejtohem me një apostrofë. / pës. apostrofóhet v. III.

apostrofim:

apostrofím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.