Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës apostolik
apostolik:

apostolík,-e mb. fet. që lidhet me kishën katolike; papnor; / që lidhet me apostujt; që është si apostull.

Sinonime / Të përafërta:
papnor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të Arbrit dy emisarë të tij, ndër të cilët njëri ishte arkidhjaku katolik i Durrësit, që do të merreshin me përgatitjen doktrinale të princit të Arbrit e të njerëzve të tij. Ceremonia solemne e bashkimit të tyre me kishën e Romës do të zhvillohej në një fazë të dytë, në praninë e një legati apostolik, të dërguar posaçërisht nga Papa. Traktaktivat midis Papatit e princërve të Arbrit u ndërprenë si rezultat i rrethanave të reja politike që u krijuan në krejt zonën e Durrësit e të Arbrit pas vitit 1210. Këto u përfshinë përsëri për rreth gjysmë shekulli në sferën e ndikimit bizantin e gjatë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"