Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës apolitik
apolitik:

apolitík,-e mb. jopolitik; që karakterizohet nga apolitizmi.

Të ngjashme:
politik:

politík,-e mb. 1. që lidhet me politikën; i politikës; që shpreh a që bën një politikë të caktuar; që lidhet me jetën shoqërore e shtetërore të brendshme e të jashtme: luftë (veprimtari) politike; parti politike; vijë (pikëpamje) politike; programi politik; probleme (çështje) politike; letërsi politike. 2. që lidhet me rendin ekonomik e shoqëror të një vendi a me drejtimin dhe organizimin e pushtetit shtetëror: regjim politik; kufijtë politikë; krizë politike; hartë politike.

analitik:

analitík,-e mb. 1. që është zbërthyer me hollësi; që mbështetet tek analiza; kund. sintetik: metodë analitike. 2. gjuh. që karakterizon një gjuhë, në të cilën fjalët janë ose priren të jenë të pandryshueshme dhe për rrjedhim mund të dallohen rrënja dhe elementet gramatikore; që i shpreh funksionet kryesisht me anë të parafjalëve dhe çdo njësi në frazë mbetet relativisht e pavarur nga të tjerat; kund. sintetike: gjuhë analitike.

politikë:

politík/ë,-a f. sh. -a(t) veprimtari e pushtetit shtetëror të një vendi, që lidhet me qeverisjen e me drejtimin e shtetit, me zhvillimin ekonomik, me ruajtjen e rendit shoqëror, me marrëdhëniet me shtetet e tjera etj.; veprimtari e një partie, e një grupi shoqëror ose e dikujt e lidhur me çështjet e shtetit; tërësia e çështjeve dhe e ngjarjeve shoqërore e shtetërore, të brendshme dhe ndërkombëtare: politika e brendshme (e jashtme); politika ekonomike (arsimore); politika e shtetit shqiptar; merret me politikë.