Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës apogje
apogje:

apogjé,-u m. 1. astr. pika më e largët nga Toka në orbitën e Hënës ose të një sateliti tjetër; kund. perigje. 2. fig. libr. shkalla më e lartë, lulëzimi më i madh, kulmi: apogjeu i zhvillimit.

Sinonime / Të përafërta:
kulmi
Antonime:
perigje
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fshatrave shtrihej në të gjitha krahinat e njësisë administrative të drejtuar prej tij, që duhej t’i jepnin afro 800 000 akçe. Me zeamete të tjera u pajisën familjarët e tij, madje edhe gruaja. Pjesa dërrmuese e timareve iu shpërnda personave të afërm me Isa Beun dhe që i shërbenin atij. Ky ishte apogjeu zyrtar i fuqisë ekonomike, politike e ushtarake të Isa Beut si funksionar i lartë osman. Faktikisht pushteti i tij nuk u shtri mbi viset e sipërpërmendura, madje as në vilajetin e Kalkandelenit (Tetovës) që ishte më afër Shkupit dhe më i begati nga rajonet e tjera, popullsia e të cilit i paguante...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
alogjen:

alogjén,-i m. sh. -ë(t) banor i një popullsie tjetër; ardhës i huaj.

alogjen:

alogjén,-e mb. që është i një popullsie tjetër, i huaj: banorë alogjenë.

taposje:

tapósj/e,-a f. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

rogje:

rogjé,-ja f. sh. -(të) enë e vogël balte, me grykë të ngushtë e me bark; shishe e vogël me bark të rrumbullakët: rogje për vaj (për verë).

çdogjë:

çdogjë ndajf. gjithçka; çmos.