Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës apo
apo:

apó lidh. 1. përdoret për të kundërvënë dy fjali, dy pjesë të fjalisë a dy gjymtyrë të një togfjalëshi foljor, kur shprehim dyshim, mohim, një veprim në shkallë të lartë etj.: nuk deshi, apo nuk e lanë?; sot apo nesër?; qeshte apo s’qeshte! 2. bised. ose: mirë apo keq… 3. si pj. së bashku me “jo” ose “nuk” përforcon një pohim a një mohim: apo nuk ishte i gojës!; nuk vlen fare, apo jo?

Sinonime / Të përafërta:
ose
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...termat, prandaj edhe shprehja mediokritet, që herat më të shpeshta krijohen prej specialistëve, për të shënuar përmbajtjen e një dukurie që në një shoqëri të caktuar shfaqet në një moment të caktuar historik, kanë fatin dhe historinë e vet. Ato shfaqen, përhapen, pasurohen me nuanca të reja kuptimesh apo çlirohen prej disa nuancash që kishin në zanafillen e tyre; në qoftë se shuhet dukuria që e kishin shënuar, vdesin edhe vetë një ditë. Shprehja mediokritet nuk ka vdekur për shkak se as dukuria e shënuar me anën e saj nuk është shuar dhe, sipas të gjitha gjasave, nuk do të shuhet derisa të ekzistojë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Maliq të Korçës janë zbuluar banime të ngritura mbi hunj (palafite). Mbi hunjtë vertikalë qëndronte një platformë prej trarësh të vendosur horizontalisht e mbi të ngriheshin banesat (kasollet) të shtruara me baltë. Palafiti i Maliqit ka qenë i rrethuar me një gardh që e mbronte nga vërshimi i ujit apo nga rreziqe të tjera. Ekonomia. Lulëzimi i gjinisë matriarkale Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se bujqësia përbënte një nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin në toka pjellore, si p.sh. në pellgun e Korçës, në fushën...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...me dëshirën e tij ose jo, ky oficer i lartë kryen misionin për të cilin është formuar. Nëse ushtria që komandon tani e tutje mund të strehohet e gjitha nën mushamanë e një kamioni, kjo nuk ndryshon asgjë: në një tjetër botë, ai është, negativisht, gjenerali. Por, mos vallë, ekziston ai më tepër apo ndryshe nga këto batalione skeletesh që tërheq pas vetes? Kjo nuk është e sigurt, ag shumë përziben, në romanin e Ismail Kadaresë, njeriu dhe detyra e tij (nga ku kuptohet, pa kaluar domosdoshmërisht në simbol, se përse heroi i tij nuk ka as emër, as mbiemër: ai ka qenë dhe do të mbetet...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...nga ujërat e turbullta, ose ishin djegur nga vetëtimat, ose, edhe më keq, ishin katandisur në atë gjendje, saqë udhëtari, pasi kishte hedhur hapin e parë mbi dhogat e tyre të kalbëta, kishte qëndruar në mëdyshje për hapin e dytë, gjersa qe kthyer mbrapsht, për të kërkuar diku afër ndonjë trap apo va, për t'u hedhur matanë. Dhe kjo ndodhte kështu, sepse të gjitha ato kishin qenë ura të drunjta, kurse kjo që do të ngrihej do të ishte një urë e vërtetë, me këmbë e harqe të forta prej guri, ndoshta e para e këtij lloji në gjithë dheun e Arbrit. Njerëzit e pritën lajmin me një ndjesi midis frikës...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...familjesh ose lidhje me klasat e përmbysura. Ose kur vajza vetë ankohej. Përpara se të gjente se për çfarë mund të ishte ankuar Migena, përfytyroi sjelljen e tij të ashpër te biblioteka dhe fjalën “spiune”, që me siguri e kishte pezmatuar vajzën më shumë se çdo gjë. Keni përdorur fjalën "spiune”, apo jo? Donim të dinin me ç'kuptim? Spiune e kujt, kundër kujt? Ju e dini se shteti ynë nuk përdor të tillë... I penduar për atë dreq fjale, pa e pritur që tjetri të pyeste, po përgatiste përgjigjen. E kishte thënë pa atë kuptimin e keq politik, përkundrazi e kishte nxjerrë në pezm e sipër, siç thuhej...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
ajo:

ajó (dhan. asáj, tr. e shkurt. i; kallz. atë, pas parafj. të, tr. e shkurt. e; rrjedh. asáj, pas parafj. saj) përem. 1. vetor. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore jo të pranishëm ose të përmendur më parë: erdhi ajo; atë e kanë thirrur; vete unë për të. 2. dëft. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore larg folësit a të përmendur më parë se një tjetër (kur krahasohen); kund. kjo: ajo e di, jo kjo; / tregon një frymor a një send në përgjithësi, një gjendje a një rrethanë: po ajo e njëjta grua, kafshë a gjë tjetër; / bised. përdoret para një emri femëror njëjës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: në atë luginë; atë natë; ajo farë vajze; përveç asaj…; / euf. zëvendëson emrin “sëmundje” kur s’duam ta zëmë në gojë: ajo punë (e tokës, e fëmijëve) sëmundja e tokës.

alo:

álo pasth. thirrje kur flasim në telefon.

ato:

ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.

sapo:

sapó ndajf. fare pak kohë më parë, ja tashti; sa: sapo erdhi (e mbaroi punën).

sapo:

sapó lidh. 1. lidh një fjali kohore, që tregon se diçka kryhet fill para veprimit të shprehur në fjalinë kryesore; porsa, sa: do të vij sapo të mbaroj; sapo dëgjoi emrin, u ngrit. 2. bised. meqë.