Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës apati
apati:

apatí,-a f. libr. limonti, pandjesi.

Sinonime / Të përafërta:
limonti
pandjesi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...individit, shumë filosofë, shkencëtarë dhe shkrimtarë sovjetikë kanë heshtur përgjithmonë ose, së paku, për një kohë të caktuar vetëm e vetëm pse nuk kanë mundur ta thonë lirisht mendimin e vërtetë. Ata kanë heshtur ose të dëshpëruar njëherë e përgjithmonë — dhe një heshtje e këtillë i ka sjellë në apati intelektuale, ose që të presin ditë më të mira kur do të mund të shprehen lirisht — dhe një heshtje e këtillë është vetëm akumulim për shpërthime të mëvonshme. Përse kanë heshtur një varg filosofësh, shkencëtarësh dhe shkrimtarësh sovjetikë në kohën e Stalinit? Sigurisht për arësye se nuk kanë mundur...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
apatik:

apatí,-k, -ke mb. libr. që ka rënë në apati; i plogët, i mpitë.

abaci:

abací,-a f. sh. -(të) fet. manastir a kuvend katolik; trevë që drejtohet nga një abat.

acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).

allti:

alltí,-a f. sh. -(të) vjet. gjashtare.

amëti:

amëtí,-a f. 1. llumi i një lëngu në fund të enës, llurbë: amëti vaji. 2. fig. amulli.