Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aparat
aparat:

aparát,-i m. sh. -e(t) 1. mjet a pajisje prej pjesësh të imëta e të përpikëta, që përdoret në laboratorë, në mjekësi, në radioteknikë etj.: aparat radioje; aparat oksigjeni; aparat fotografik. 2. fiziol. tërësia organesh, që së bashku kryejnë një funksion të caktuar në organizëm: aparati i tretjes (i frymëmarrjes). 3. tërësi institucionesh, degësh a nëpunësish në organizimin shtetëror e politik të një vendi: aparati administrativ.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gradualisht në lindjen e këtij shteti, si një mjet që i duhej klasës sunduese për të nënshtruar shtresat e tjera dhe për të mbrojtur interesat e saj. Nuk mund të detyrohej masa e madhe e prospelatëve- dulle të punonte për pjesën tjetër të shoqërisë ilire, për despotët pa një aparat shtrëngimi të përhershëm siç ishte aparati shtetëror. Kjo përbënte funksionin kryesor të brendshëm të shtetit ilir. Karakteri i shtetit shprehet edhe në funksionin e jashtëm që realizohet nëpërmjet ndeshjeve me popujt fqinjë me anë të fushatave pushtuese dhe ngarkimit të tyre me tribute. Shteti ilir ndodhej në stadin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...shtri. Gjumi nuk e zinte. Të mos e kisha pirë atë dreq kafeje në fund, tha me vete. Vështronte murin përballë ku, herë pas here, rrëshqiste drita e ndonjë makine që kalonte në bulevard. Drita binte vija-vija, që prapa flegrave gjysmë të mbyllura, dhe gjeneralit iu duk sikur ishte përpara një aparati rëntgen, ku njerëz të panjohur bënin radiografi dhe pastaj iknin, duke ua lënë vendin të tjerëve. Listat janë atje në tryezë, gjysmë të hapura, mendoi dhe ndjeu rrëqethje. Sa mirë sikur të kishte gruan me vete. Do të rrinin shtrirë kështu në errësirë, do të flisnin me zë të ulët dhe ai do t'i...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
oparak:

oparák,-u m. sh. -ë(t) banor vendës i Oparit (Korçë) ose ai që e ka prejardhjen nga Opari.

pagrat:

pagrát (i, e) mb. i pagratshëm.

oparak:

oparák,-e mb. që lidhet me oparakët a me Oparin, i oparakëve a i Oparit: këngë (valle) oparake.

karat:

karát,-i m. -ë(t) njësi peshe për gurët e çmuar, e barabartë me 0,2 gram; një e njëzetekatërta pjesë e arit të pastër në një send të artë: ar dymbëdhjetë karatësh; njeri njëzet e katër karatësh (fig.) njeri i pastër dhe i ndershëm.

pafat:

pafát (i, e) mb. që nuk i ndih fati; që nuk përfundon mirë: njeri i pafat; dashuri e pafat; marrëveshje e pafat.