Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aorte
aortë:

aórt/ë,-a f. sh. -a(t) anat. arteria më e madhe, që del nga barkushja e majtë e zemrës.

Të ngjashme:
arrtë:

árrtë (i, e) mb. i bërë me dru arre: parket i arrtë.

fortë:

fórtë (i, e) mb. 1. që i qëndron shtypjes; që nuk prishet, nuk çahet, nuk thyhet a nuk këputet lehtë; kund. i dobët: dru i fortë; litar i fortë; themele të forta; i fortë si gur; myka e di sa e fortë është gozhda (fj. u.) 2. që nuk epet lehtë; që përkulet a që përpunohet me vështirësi: kund. i butë: tel i fortë; sustë e fortë; metal i fortë. 3. i ashpër në sipërfaqe, që të shpon ose të vret kur e prek; kund. i butë: dyshek i fortë; qime të forta. 4. edhe si em., që ka forcë të madhe trupore; i shëndetshëm, jo i sëmurë; kund. i dobët: plak i fortë; kalë i fortë; shkalla e lartë do këmbë të forta (fj. u.); / që ka forcë të madhe (për një motor, makinë etj.). 5. që bie me forcë (për shiun); që fryn me forcë (për erën); që shfaqet me forcë dhe të vret syrin (për dritën); që del me forcë dhe të vret veshin (për zërin); kund. i dobët. 6. shumë i dukshëm, i thellë, i ndezur (për ngjyrën). 7. që nuk mund të thyhet lehtë, që ka forca të mëdha, është i armatosur mirë etj. (për një ushtri); që ka themele të qëndrueshme e ekonomi të zhvilluar (për një shtet); që ka unitet të plotë e lidhje të ngushta (për një parti; organizatë etj.); i fuqishëm; kund. i dobët. 8. edhe si em., që e zotëron mirë një profesion a që e kryen mirë punën e vet; që i përvetëson mirë e shpejt dijet; shumë i ditur; i zoti; kund. i dobët: mjek i fortë; nxënës (student) i fortë. 9. fig. që ka vullnet e durim të madh; që nuk ndikohet e nuk epet lehtë, shumë i qëndrueshëm; kund. i dobët; i butë: njeri i fortë; me zemër të fortë. 10. shumë i pjerrët a i lartë; që kthehet menjëherë dhe kalohet me vështirësi; kund. i butë: e përpjetë e fortë; kthesë e fortë. 11. që bëhet me energji e me forcë të madhe, shumë i vrullshëm; i fuqishëm; kund. i dobët: sulm i fortë; ndeshje e fortë. 12. pa lëshime, i prerë; i rreptë, i ashpër; i zjarrtë; që bëhet me forcë e me të egër; që ka forcë vepruese e bindëse; kund. i butë: kërkesë e fortë; mbledhje e fortë; kritikë (goditje) e fortë; arsye e fortë; argument i fortë 13. që është e qëndrueshme (për kujtesën); që nuk shlyhet nga mendja (për një ndjenjë, një mbresë etj.); kund. i dobët. 14. që ka shumë alkool ose thartor (për pije e lëngje); që të djeg fytin (për duhanin); që përmban shumë lëndë të tretur në të (për kafenë, për një helm etj.); kund. i dobët. 15. i fuqishëm

portë:

pórt/ë,-a f. sh. -a(t) 1. derë e gjerë zakonisht me kanate në oborr a në një ndërtesë të madhe; kanatet e saj: porta e kalasë; portë më portë në çdo shtëpi, derë më derë. 2. spec. fletë e lëshuesit të ujit në një lumë, në një kanal, në një ujëmbledhës etj.; pajisje e posaçme, që lejon ose që pengon hyrjen a daljen e diçkaje: porta e derdhjes; porta e sigurimit; porta e ajrimit. 3. sport. hapësirë e kufizuar midis shtyllave në fushën e futbollit, të hokejit etj.: gjuaj në portë. 4. hark me dy gishta ku kalojnë gurët në lojën guraçokthi. 5. edhe fig., hyrje, vendkalim: porta veriore e vendit; ia hapi portat (fig.) e lejoi të kalojë a të hyjë lirisht.

tortë:

tórt/ë,-aI f. sh. -a(t) litar i trashë prej lëkure bliri: e zgjat (e tjerr) tortë (diçka) e zgjat shumë një punë, e bën tërkuzë.

tortë:

tórt/ë,-aII f. sh. -a(t) ëmbëlsirë me disa shtresa, e mbushur me krem, me arra të shtypura etj. dhe me zbukurime përsipër: torta e martesës.