Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anuloj
anuloj:

anul/ój kal., -óva, -úar shfuqizoj një ligj, një vendim etj.; e tërheq a e ndaloj: anuluan mbledhjen (votimin). / pës. anulóhet v. III.

Të ngjashme:
abuzoj:

abuz/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar shpërdoroj një të drejtë, një mundësi etj.; e teproj. / pës. abuzóhet v. III.

akulloj:

akull/ój kal., -óva, -úar 1. e ngrij; e ftoh shumë: ma akulloi trupin; / jokal. v. III ngrin: akulluan pellgjet. 2. kryes. v. III fig. e bëj t’i ngrijë zemra: më akulloi krejt. 3. e pastroj shumë mirë: e akulloi shtëpinë.

akuzoj:

akuz/ój kal., -óva, -úar 1. drejt. ngre një akuzë kundër dikujt, e padit në gjyq. 2. ia hedh fajin dikujt, e fajësoj. / pës. akuzóhem.

aludoj:

alud/ój jokal., -óva, -úar libr. e hedh fjalën për dikë a për diçka, bëj aluzion. / pës. aludóhet v. III.

analog:

analóg,-e mb. libr. i ngjashëm.