Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anuar
anuar:

anuár,-i m. sh. -ë(t) vjetar: anuar statistikor.

anuar:

anúar (i, e) mb. që është anuar: mbeti paksa e anuar.

anoj:

an/ój kal., -óva, -úar 1. përkul nga njëra anë; i jap drejtim të pjerrët: anoj trupin. 2. jokal. anohem. 3. jokal. fig. marr anën e dikujt; i afrohem një mendimi: anon nga të vetët. 4. jokal. ngjaj me dikë a me diçka, afroj: anon nga e ëma.

Të ngjashme:
ajuar:

ajúar (i, e) mb. i ënjtur; i mbufatur, i bymyer.

arnuar:

arnúar (i, e) mb. që është me arna: pallto e arnuar.

banuar:

banúar (i, e) mb. që banohet; i populluar; kund. i pabanuar: qendër e banuar.