Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës antonimi
antonimi:

antonimí,-a f. gjuh. dukuria e antonimeve në gjuhë; të qenët antonim me një tjetër: antonimi leksikore.

antonim:

antoním,-i m. sh. -e(t) gjuh. fjalë a shprehje me kuptim të kundërt me një tjetër.

Të ngjashme:
antonimik:

antonimí,-k, -ke mb. gjuh. që lidhet me antonimet, i antonimeve; që është antonim me një tjetër; që përmban antonime: fjalor antonimik.

autonomi:

autonomí,-a f. 1. e drejta e një vendi a e një krahine për t’u vetëqeverisur, brenda sistemit të administrimit të një shteti më të madh; vetëqeverisje: autonomi vendore. 2. libr. mundësia për të punuar a për të vepruar i pavarur: autonomia e universiteteve.

metonimi:

metonimí,-a f. let., gjuh. përdorimi i figurshëm i emërtimit të diçkaje për një tjetër nëpërmjet krahasimit sipas lidhjeve shkak-pasojë, konkret-abstrakt etj.; fjalë a shprehje e përdorur me këtë kuptim; figurë e ndërtuar në këtë mënyrë (p.sh. “ka ethe” për “ka zjarrmi”, “piu dy gota” për “piu ujë a lëng tjetër sa mbajnë dy gota” etj.).

anonim:

anoním,-e mb. që nuk e ka emrin e autorit a të pronarit, i paemër, i padorë: vepër (letër) anonime; shoqëri anonime shoqëri aksionare që nuk mban emrin e asnjërit nga pjesëtarët e saj.