Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës antonim
antonim:

antoním,-i m. sh. -e(t) gjuh. fjalë a shprehje me kuptim të kundërt me një tjetër.

Të ngjashme:
antonimi:

antonimí,-a f. gjuh. dukuria e antonimeve në gjuhë; të qenët antonim me një tjetër: antonimi leksikore.

anonim:

anoním,-e mb. që nuk e ka emrin e autorit a të pronarit, i paemër, i padorë: vepër (letër) anonime; shoqëri anonime shoqëri aksionare që nuk mban emrin e asnjërit nga pjesëtarët e saj.

anonim:

anoním,-i m. sh. -ë(t) autor të cilit nuk i dihet emri: Anonimi i Elbasanit.

autonom:

autonóm,-e mb. që ka autonomi; i pavarur: republikë (krahinë) autonome.

antonimik:

antonimí,-k, -ke mb. gjuh. që lidhet me antonimet, i antonimeve; që është antonim me një tjetër; që përmban antonime: fjalor antonimik.