Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës antologji
antologji:

antologjí,-a f. sh. -(të) përmbledhje pjesësh të zgjedhura letrare, muzikore etj.: antologji e letërsisë shqiptare.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të shkathët. Atij që do të pohonte, për shembëll, se shqiptarët nuk janë gojtarë të mirë do të mund t'i thuhej se fjalimet politike që Fan Noli ka mbajtur qoftë para zgjedhësve ose anëtarëve të parlamentit shqiptar në vitin 1924, qoftë para Kombeve të Bashkuara janë të denja të hyjnë në secilën antologji të fjalimeve të oratorëve më të mëdhenj të botës. Është e pamohueshme, ndërkaq, se popujt e vegjël gjatë shumë shekujsh nuk kanë pasur kushte të përshtatshme ta manifestojnë lirisht dhe plotësisht prirjen e tyre oratorike. Duke filluar prej Mesjetës e këndej, kulturat e disave prej këtyre popujve...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
astrologji:

astrologjí,-a f. dituri që përpiqet të parashikojë ngjarjet e fatin e njerëzve sipas vendosjes së trupave qiellorë.

etnologji:

etnologjí,-a f. shkenca që studion racat njerëzore, prejardhjen e një populli, lëvizjet e popullsive etj.

mitologji:

mitologjí,-a f. doktrinë që shpjegon a që përligj qenien e miteve; tërësia e miteve: mitologjia ilire (greke, romake).

onkologji:

onkologjí,-a f. mjek. degë e mjekësisë për tumoret dhe mjekimin e tyre.

patologji:

patologjí,-a f. mjek. degë e mjekësisë, që studion shkaqet e sëmundjeve, shenjat e lindjes e të zhvillimit dhe ndryshimet që rrjedhin në organizëm nga këto sëmundje: patologjia e përgjithshme.