Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës antik
antik:

antík,-e mb. që i përket periudhës së Greqisë e të Romës së Vjetër: letërsia antike; autorët antikë; / shumë i vjetër, i lashtë: urë antike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto: Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...që të krijojnë një përfytyrim sadokudo të plotë, të tërësishëm, mbi mediokritetet. Në qoftë se mund të pohohet se shprehja mediokritet e ka filluar jetën e saj mesatare që në shkrimet e krijuesve të mëdhenj romakë e, ndoshta edhe në shknmet e paraardhësve të tyre shpirtërorë-krijuesve të Greqisë antike, dhe është përhapur, pastaj, edhe në shumë gjuhë të tjera, është e padyshimtë se edhe vetë mediokritetet e kanë vazhduar marshin e prirjeve, aftësive, e vlerave mesatare nëpër meridiane dhe vende të ndryshme. Konstatimi, ndërkaq, doemos nënëkupton pohimin se mediokritete ka pasur, gjithmonë dhe gjithkund...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit stalinian: ftesa për flijim. Secili duhet të flijohet qoftë për atdheun, partinë, qoftë për brezat e ardhshëm. Ideja e flijimit shfaqet përsëri në vitet '80 te "Bija e Agamemnonit", vepër që, ashtu si “Ura me tri harqe", ka për referencë Efigjeninë antike. “Ura me tri harqe” fut në skenë një dekor të përbashkët për shumë tekste: Bujtina e dy Robertëve - emër që vjen nga dy kryetarë kryqëzatash që patën kaluar - ura, rruga Egnatia", Ujana e Keqe rishfaqen në romane të tjera; baza e Orikumit ridel në tekste të tjera me emrin Pasha-Liman. Jemi...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...thënie e vjetër s'mbaron me kaq. - Fiu, - ia bëri prapë tjetri. - Shi dhe mort gjen kudo, tjetër gjë kërko, o njeri... Ju lutem, mos vërshëlleni prapë. Me fjalë të tjera, ka një si qortim, një si këshillë. Mirëpo unë, ashtu si ju, ne, nuk dimë tjetër gjë. Të tjerët kërkojnë naftë, krom, shtatore antike. Kurse ne, të gjorthit, veç këtë punë dimë. Apo jo? Ne... Standard Mort Company, apo jo? Ha, ha, ha. Tjetri dëgjonte gojëhapur. - Kjo punë u ngatërrua keq, - tha mendueshëm. - Me krom, me kompani nafte... Ka kaluar mesnata, - shtoi pas pak. - Më duket se duan të mbyllin sallonin. -...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
anti-:

anti- fjalëform. parashtesë që u jep fjalëve kuptim të kundërt; kundër- (p.sh. antikolonialist, antikomunist, antimarksist, antishqiptarizëm etj.).

antikë:

antík,-ë, -a f. sh. -a(t) sende e punime artistike të vjetra, të rralla e me vlera historike.

acetik:

acétik,-e mb. kim. uthullor: acid acetik.

agtim:

agtím,-i m. puhi në ag.

aktiv:

aktív,-e mb. që vepron me gjallëri; që është në përdorim a në punë; veprues; kund. pasiv: jetë aktive; popullsi aktive popullsi që punon; lëndë aktive (spec.); vullkan aktiv; fjalori aktiv (gjuh.); oficer aktiv (usht.).