Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës antihistorik
antihistorik:

antihistorík,-e mb. që është në kundërshtim me historizmin a me të vërtetën historike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fatlumisht, nuk është e mundur. Në këtë mënyrë, parimi historik, që është kontributi më i rëndësishëm, me të cilin marksizmi e ka pasuruar shkencën e historisë së letërsisë, ndonjëherë nuk ka dhënë pohime të qëndruara në praktikën kritike të Razi Brahimit qoftë për shkak të përdorimit të gabuar, antihistorik, të kategorisë realizëm — kur bën fjalë për veprat e rilindësve tanë, qoftë për shkak të përdorimit të saj në një kuptim të ngushtë — kur bën fjalë për veprat e shkrimtarëve të sotëm. Megjithëse në shkrimet e botuara në përmbledhjen Kritika nuk është thënë shkoqur, prej kritereve me të cilat...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"