Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anti-
anti-:

anti- fjalëform. parashtesë që u jep fjalëve kuptim të kundërt; kundër- (p.sh. antikolonialist, antikomunist, antimarksist, antishqiptarizëm etj.).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Pas disfatës së Beratit anzhuinët u tërhoqën me shpejtësi në skajin bregdetar, ku mundën të ruajnë edhe për ca kohë kështjellat e rëndësishme të Durrësit, Vlorës e Kaninës. Në vitin 1282 Karli I projektoi një fushatë të re kundër Bizantit, por po atë vit në Sicili shpërtheu kryengritja e madhe anti-anzhuine e « Mbrëmjeve siciliane », në të cilën kishin dorë edhe perandori bizantin, Mihali VIII Paleologu, e mbreti i Aragonës. Paskëtaj nisi një periudhë 20-vjeçare luftërash midis aragonasve e anzhuinëve për zotërimin e Sicilisë. Në kushte të tilla ekspedita e re kundër Bizantit mbeti e parealizuar...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
antik:

antík,-e mb. që i përket periudhës së Greqisë e të Romës së Vjetër: letërsia antike; autorët antikë; / shumë i vjetër, i lashtë: urë antike.

agtim:

agtím,-i m. puhi në ag.

aktiv:

aktív,-e mb. që vepron me gjallëri; që është në përdorim a në punë; veprues; kund. pasiv: jetë aktive; popullsi aktive popullsi që punon; lëndë aktive (spec.); vullkan aktiv; fjalori aktiv (gjuh.); oficer aktiv (usht.).

aktiv:

aktív,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesa e bilancit ekonomik të një sipërmarrjeje, që përfshin vlerat materiale, shumën e parave në arkë, të ardhurat dhe detyrimet prej të tjerëve; kund. pasiv.

arki-:

arki- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “krye” (p.sh. arkidukë, arkitra etj.).