Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës antenë
antenë:

antén/ë,-a f. sh. -a(t) 1. elektr. përçues i lidhur me një radio a me një televizor, që shërben për të përhapur ose për të kapur valë elektromagnetike. 2. zool. brirth.

Sinonime / Të përafërta:
brirth
Të ngjashme:
anatemë:

anatém/ë,-a f. sh. -a(t) 1. fet. përjashtim nga bashkësia fetare. 2. fig. mallkim: lëshoi anatema.

ançinë:

ançín/ë,-a f. sh. -a(t) anë mali, zakonisht e zhveshur.

ankesë:

ankés/ë,-a f. sh. -a(t) kundërshtim me fjalë a me shkresë, zakonisht pranë një organi zyrtar, për një veprim a për një vendim të padrejtë; ankim.

anketë:

ankét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pyetja e shumë njerëzve për të marrë mendimin rreth një çështjeje politike, shoqërore etj. 2. fletanketë.

kantinë:

kantín/ë,-a f. sh. -a(t) vend i mbyllur ku mbahen e ruhen pije në sasi të madhe; vendi ku prodhohen këto pije: kantinë vere.