Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës antagonist
antagonist:

antagoníst,-e mb. i papajtueshëm me dikë a me diçka; që shpreh antagonizëm: kontradikta antagoniste.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bartura prej dy palëve: ideja e dhunës, që e mbron pala turke dhe ideja liridashëse, që e mbron pala shqiptare. Në romanin e tij ballafaqohen pra dy botëra, dy ideologji, dy etika kundërshtare, prandaj edhe rëndësia e individualizimit zhduket para rëndësisë së konfrontimit të këtyre dy botërave antagoniste. Megjithëse tradicional dhe modern njëkohësisht përkah prosedeu, romani Kështjella nuk është i shtruar as si romanet e njohura historike të Leon Tolstojt, as si romanet psikologjike të Xhems Xhojsit, e as si romani poetik i Marsel Prustit. Ismail Kadare ka zgjedhur një prosede karakteristik dhe...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
joantagonist:

joantagoníst,-e mb. libr. që nuk është antagonist; që nuk ka antagonizëm: kontradikta joantagoniste.