Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anshem
anshëm:

ánsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. anësor. 2. fig. që mban anë: qëndrim i anshëm.

Sinonime / Të përafërta:
anësor
Të ngjashme:
anohem:

anóhem vetv. e anoj1: u anua barka. / pës. anóhem.

aksham:

akshám,-i m. sh. -e(t) vjet. mbrëmje.

ankohem:

ank/óhem vetv., -óva (u), -úar 1. shpreh dhembjen me fjalë e me psherëtima për një sëmundje a për një të keqe; shpreh pakënaqësinë për diçka që nuk më pëlqen; qahem. 2. paraqit një ankesë.

leshem:

lésh/em vetv., -a (u), -ur 1. më dalin qimet në fytyrë: është leshur në faqe; / fig. bised. e kaloj moshën e miturisë e të rinisë së parë, burrërohem: u lesh djali. 2. v. III mbushet me push a me fije të holla (për disa bimë): u leshën bamjet. 3. fig. keq. i mbuloj veprimet e këqija, fshihem: përpiqej të leshej.

pushem:

púsh/em vetv., -a (u), -ur 1. më del pushi në faqe. 2. bëhem me push: u pusha nga pambuku.