Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anormal
anormal:

anormál,-e mb., edhe si em., libr. jonormal: gjendje anormale; njeri anormal.

Sinonime / Të përafërta:
jonormal
Të ngjashme:
normal:

normál,-e mb. 1. që është ose që bëhet në përputhje me zhvillimin e rregullt të gjërave; që nuk shmanget nga norma; i zakonshëm; kund. anormal: zhvillim normal; temperaturë normale temperaturë as e ftohtë, as e nxehtë; anatomia normale e njeriut anatomia e trupit të njeriut të shëndoshë. 2. i shëndoshë nga ana mendore: nuk është normal. 3. pingul: drejtëz normale (gjeom.). 4. vjet. pedagogjik: shkollë normale.

anomali:

anomalí,-a f. sh. -(të) shmangie nga një drejtim, nga një rregull, nga një zhvillim etj.; çrregullim: kapërcimi i anomalive.

jonormal:

jonormál,-e mb. që nuk është normal, që shmanget nga norma; që nuk është në gjendje të mirë mendore: gjendje (jetë) jonormale; zhvillim jonormal; njeri jonormal.

normale:

normál,-e, -ja f. sh. -e(t) 1. diçka që është normale a që bëhet, që ndodh etj. normalisht: cilësi nën normalen. 2. vjet. shkollë normale: normalja e Elbasanit.

amoral:

amorál,-e mb. libr. i pamoralshëm.