Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anonim
anonim:

anoním,-e mb. që nuk e ka emrin e autorit a të pronarit, i paemër, i padorë: vepër (letër) anonime; shoqëri anonime shoqëri aksionare që nuk mban emrin e asnjërit nga pjesëtarët e saj.

anonim:

anoním,-i m. sh. -ë(t) autor të cilit nuk i dihet emri: Anonimi i Elbasanit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Burimet historike i përmendin shpesh herë bujqit me termat servi, villani apo paroikoi, që dëftejnë bujkrobin e mirëfilltë. Të njëjtat burime japin të dhëna të mjaftueshme, që tregojnë se në zona të gjera të Shqipërisë popullsia e fshatit kishte rënë realisht në statusin e bujkrobërisë. Një udhëtar anonim tregon, në vitin 1308, se fshatarët në krahinat kryesisht malore të Këlcyrës, Tomorricës, Stefaniakës, Kunavisë, Pultit e Dibrës, punonin tokat dhe vreshtat e fisnikëve të veçantë, u dorëzonin atyre detyrime të caktuara dhe kryenin shërbime të tjera shtëpiake për ta. Historiani bizantin Kantakuzeni...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
antonim:

antoním,-i m. sh. -e(t) gjuh. fjalë a shprehje me kuptim të kundërt me një tjetër.

abonim:

aboním,-i m. sh. -e(t) pajtim (në një gazetë etj.).

anonimat:

anonimát,-i m. libr. të qenët anonim.

antonimi:

antonimí,-a f. gjuh. dukuria e antonimeve në gjuhë; të qenët antonim me një tjetër: antonimi leksikore.