Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anoj
anoj:

an/ój kal., -óva, -úar 1. përkul nga njëra anë; i jap drejtim të pjerrët: anoj trupin. 2. jokal. anohem. 3. jokal. fig. marr anën e dikujt; i afrohem një mendimi: anon nga të vetët. 4. jokal. ngjaj me dikë a me diçka, afroj: anon nga e ëma.

Sinonime / Të përafërta:
anohem
afroj
Të ngjashme:
ahoj:

ah/ój jokal., -óva, -úar shpreh një dhembje me ahe, rënkoj; vuaj.

ajoj:

aj/ój kal., -óva, -úar ënjt; mbufat, bymej.

anor:

anór,-e mb., edhe si em., që mban anën e dikujt; hileqar.

arnoj:

arn/ój kal., -óva -úar 1. i vë arnë një petku, një këpuce etj.: arnoj çorapet; arnoj kazanin. 2. fig. e mbuloj një të keqe, një të metë, një dobësi etj. me ç’të kem në dorë; mbuloj në një farë mënyre.

banoj:

ban/ój kal., -óva, -úar jetoj në një shtëpi, në një qytet etj.; kam ndenjën: banon në fshat (tek i vëllai); ku banoni?