Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anode
anodë:

anód/ë,-a f. sh. -a(t) fiz. elektrodë pozitive në një burim rryme; kund. katodë.

Antonime:
katodë
Të ngjashme:
anore:

anór/e,-ja f. sh. -e(t) anie.

ahore:

ahóre,-t f. sh. bot. familje drurësh si ahu, dushku, gështenja etj.

anale:

anále,-t f. sh. hist. vepër ku shënohen vit pas viti ngjarjet më të rëndësishme të kohës; fig. libr. përmbledhje e ngjarjeve kryesore të një periudhe, e veprimtarisë së një fushe etj.: hyri në analet e historisë.

andej:

andéj ndajf. 1. në atë anë, në anën a në drejtimin tjetër; nga ajo anë; kund. këtej: ata andej; kaloi andej. 2. në një vend jo afër; në një kohë të përafërt: andej nga Shkodra; andej nga mbrëmja (nga vjeshta); andej e këtej (sa andej këtej) poshtë e lart; në vende të ndryshme. 3. fig. bised. nga ajo anë, për këtë gjë: s’pyet (s’dëgjon) andej ai.

anëdet:

anëdét,-i m. sh. -e(t) bregdet.