Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ankoroj
ankoroj:

ankor/ój kal., -óva, -úar det. e ndaloj anijen diku duke hedhur spirancën në ujë; / jokal. ankorohem.

Sinonime / Të përafërta:
ankorohem
Të ngjashme:
akordoj:

akord/ój kal., -óva, -úar 1. muz. harmonizoj zërat ose veglat muzikore, vë në akord; kund. çakordoj: akordoj pianon. 2. libr. përshtat, pajtoj, përputh: akorduan pikëpamjet. 3. i jap dikujt një të drejtë a një mbështetje sipas meritave: i akordoj një bursë (një të drejtë studimi, një dekoratë).

anketoj:

anket/ój kal., -óva, -úar bëj një anketë. / pës. anketóhem.

ankimoj:

ankim/ój jokal., -óva, -úar drejt. bëj ankesë në një organ të drejtësisë.

ankthoj:

ankth/ój kal., -óva, -úar bëj që dikë ta zërë ankthi, i fut ankthin.

dekoroj:

dekor/ój kal., -óva, -úar i jap dikujt një dekoratë: e dekoruan me Urdhrin e Flamurit. / pës. dekoróhem.