Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ankoje
ankojë:

ankój/ë,-a f. sh. -a(t) keq. njeri që ankohet vazhdimisht, zakonisht pa të drejtë; qaraman.

Sinonime / Të përafërta:
qaraman
Të ngjashme:
ankoj:

ankój jokal. 1. ankohem; rënkoj: nga se ankon? 2. kal. ia qaj hallin dikujt.

ankohem:

ank/óhem vetv., -óva (u), -úar 1. shpreh dhembjen me fjalë e me psherëtima për një sëmundje a për një të keqe; shpreh pakënaqësinë për diçka që nuk më pëlqen; qahem. 2. paraqit një ankesë.

ajkosje:

ajkósj/e,-a f. veprimi sipas foljeve.

ajkoj:

ajk/ój kal., -óva, -úar ndot me ajkë leshi a flokësh: e ka ajkuar jakën.

anije:

aníj/e,-a f. sh. -e(t) 1. mjet i madh për lundrime, vapor: anije udhëtarësh (peshkimi); anije me vela (me avull). 2. mjet i madh për fluturime kozmike: anije kozmike.