Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ankimor
ankimor:

ankimór,-e mb. drejt. që lidhet me një ankesë; që përmban një ankim.

Të ngjashme:
ankimoj:

ankim/ój jokal., -óva, -úar drejt. bëj ankesë në një organ të drejtësisë.

ankimtar:

ankimtár,-i m. sh. -ë(t) ai që ankohet; ai që ka bërë një ankesë, ankues.

antimon:

antimón,-i m. kim. metal i brishtë me ngjyrë të argjendtë, që përdoret në teknikë e në mjekësi, zakonisht në lidhje me metale të tjera (simboli Sb).

arkivor:

arkivór,-e mb. që lidhet me arkivin, i arkivit; që ruhet në arkiv: dokumente arkivore; kërkime (burime) arkivore.

arsimor:

arsimór,-e mb. që lidhet me arsimin a me arsimtarët, i arsimit a i arsimtarëve; që përbëhet nga arsimtarë: sistemi arsimor; vit arsimor; drejtori arsimore.