Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ankimoj
ankimoj:

ankim/ój jokal., -óva, -úar drejt. bëj ankesë në një organ të drejtësisë.

Të ngjashme:
ankimor:

ankimór,-e mb. drejt. që lidhet me një ankesë; që përmban një ankim.

anketoj:

anket/ój kal., -óva, -úar bëj një anketë. / pës. anketóhem.

ankoroj:

ankor/ój kal., -óva, -úar det. e ndaloj anijen diku duke hedhur spirancën në ujë; / jokal. ankorohem.

ankthoj:

ankth/ój kal., -óva, -úar bëj që dikë ta zërë ankthi, i fut ankthin.

antimon:

antimón,-i m. kim. metal i brishtë me ngjyrë të argjendtë, që përdoret në teknikë e në mjekësi, zakonisht në lidhje me metale të tjera (simboli Sb).