Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ankese
ankesë:

ankés/ë,-a f. sh. -a(t) kundërshtim me fjalë a me shkresë, zakonisht pranë një organi zyrtar, për një veprim a për një vendim të padrejtë; ankim.

Sinonime / Të përafërta:
ankim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... Tani që njeriu me mjekër përmendi punën e ankesës, kryezoti ynë u skuq, sepse kjo iu duk si tallje e hollë. - Ç'ankesë? - thirri ai. - Kush ka bërë ankesë kundër jush? Ai i tha këto fjalë me një zë të tillë, sikur të thoshte: mos ju është rritur mendja kaq shumë, sa të kujtoni se unë do të marr mundimin të bëj një ankesë kundër jush, ankimtarëve të përjeshtëm? Njeriu i "Lundra dhe trape" e vështroi ftohtë. - S'është fjala për një ankesë të drejtpërdrejtë, zoti kont, - tha ai. - Atëherë flisni qartë, - tha kryezoti. Përfaqësuesi i "Lundra dhe trape" vështronte ngultazi. Mjekra e tij, ...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
anketë:

ankét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pyetja e shumë njerëzve për të marrë mendimin rreth një çështjeje politike, shoqërore etj. 2. fletanketë.

anesë:

anés/ë,-a f. anësi.

anëse:

ánës/e,-ja f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anëset e krevatit; anëse plepi anie plepi.

anipse:

anipsé lidh. krahin. edhe pse.

ankues:

ankúes,-e mb. 1. që shpreh ankim; vajtues: me zë ankues. 2. edhe si em., drejt. që paraqit një ankesë.