Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ankand
ankand:

ankánd,-i m. sh. -e(t) shitja e diçkaje hapur e me çmimin më të lartë që jep dikush nga të pranishmit. * nxjerr (vë) në ankand (diçka) bëj pazarllëqe me diçka të shenjtë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Progoni ka vdekur në vitin 1394, kurse Tanushi i Vogël para vitit 1433. Ky ka qenë së bashku me Gojçin Gjurashin dhe Kojë Zaharinë për të mbrojtur tokat shqiptare nga pushtimi serb i Despotatit të Rashës. Andrea del në vitin 1406, kur Venediku i riktheu një dajlan në Shkodër, që e kishte marrë me ankand. Po me koncesion të Venedikut ai kishte edhe prona tokësore në rrethinat e Shkodrës. Në fillim të vitit 1416 Andrea përmendet si i vdekur, kurse vëllai i tij, Gjoni, ishte prift dhe kishte prona tokësore në rrethinat e Shkodrës. Emri i Gjonit përmendet për herë të fundit më 1446. Koncesionet...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
anekënd:

anekënd ndajf. anembanë.

arkond:

arkónd,-i m. sh. -ë(t) hist. titull në hierarkinë feudale, që e mbante një pronar nga paria e vendit.

askund:

askúnd(i) ndajf. në asnjë vend, asgjëkund(i).

anekënd:

anekënd parafj. (r. rr.) anembanë: i ra anekënd vendit.