Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anipse
anipse:

anipsé lidh. krahin. edhe pse.

Të ngjashme:
anëse:

ánës/e,-ja f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anëset e krevatit; anëse plepi anie plepi.

anije:

aníj/e,-a f. sh. -e(t) 1. mjet i madh për lundrime, vapor: anije udhëtarësh (peshkimi); anije me vela (me avull). 2. mjet i madh për fluturime kozmike: anije kozmike.

nipçe:

nípç/e,-ja m. sh. -e(t) bised., edhe përk., nip në moshë të vogël; nip.

anie:

áni/e,-a f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anie pishe dërrasë nga pjesa anësore e trungut; anie e rrotës së qerres vëng; anie are; / qilim i ngushtë që shtrohet në anë të vatrës.

ankesë:

ankés/ë,-a f. sh. -a(t) kundërshtim me fjalë a me shkresë, zakonisht pranë një organi zyrtar, për një veprim a për një vendim të padrejtë; ankim.