Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës animizoj
animizoj:

animiz/ój (anim/ój) kal., -óva, -úar libr. shpirtëzoj. / pës. animizóhet (animóhet) v. III.

Sinonime / Të përafërta:
shpirtëzoj
Të ngjashme:
analizoj:

analiz/ój kal., -óva, -úar i bëj analizën diçkaje; shqyrtoj një çështje duke e zbërthyer mirë e duke e parë nga të gjitha anët; kund. sintetizoj: analizoj gjendjen. / pës. analizóhet v. III.

animizëm:

animíz/ëm,-mi m. besim fetar i popujve primitivë, sipas të cilit të gjitha sendet e dukuritë e botës janë me shpirt; besimi te shpirti.

anonimizoj:

anonimiz/ój kal., -óva, -úar libr. ia fsheh emrin e autorit a të atij që e ka bërë, e paraqit si të paemër.

asimiloj:

asimil/ój kal., -óva, -úar 1. përvetoj. 2. fig. e mësoj mirë diçka, e përvetësoj plotësisht: asimiloj mësimin. 3. kryes. v. III e bën një popull a një komb të humbasë veçoritë, gjuhën e zakonet e veta e të marrë ato të një populli a të një kombi tjetër; / gjuh. përngjashmon. / pës. asimilóhem.

minimizoj:

minimiz/ój kal., -óva, -úar libr. zvogëloj shumë; ul tepër vlerat e dikujt a të diçkaje: minimizon të metat (gabimet); minimizon rëndësinë. / pës. minimizóhet v. III.