Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anijetar
anijetar:

anijetár,-e mb. që ka të bëjë me anijen a me flotën detare.

anijetar:

anijetár,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar ekuipazhi në anije, detar.

Të ngjashme:
antifetar:

antifetár,-e mb. kundërfetar.

dijetar:

dijetár,-i m. sh. -ë(t) shkencëtar.

pijetar:

pijetár,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që pi me lezet, ai që e ka qejf dhe e shijon pijen pa u dehur.

anëtar:

anëtár,-i m. sh. -ë(t) pjesëtar i një partie, i një shoqate, i një komisioni etj.: anëtar i këshillit bashkiak.