Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anije
anije:

aníj/e,-a f. sh. -e(t) 1. mjet i madh për lundrime, vapor: anije udhëtarësh (peshkimi); anije me vela (me avull). 2. mjet i madh për fluturime kozmike: anije kozmike.

Sinonime / Të përafërta:
vapor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...posaçme ajo tregtare. Kjo u bë nxitje që Aleksandri të ndërhynte aktivisht në çështjet e qyteteve greke të Italisë së Jugut. Pasi ia la sundimin e Mbretërisë Epirote gruas së vet sa kohë që ai do të mungonte, Aleksandri u nis për në Itali me forca të kufizuara, sipas Aristotelit me 15 anije ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me të zbritur në Itali, ai e zgjeroi bërthamën e ushtrisë së tij relativisht të vogël, me forca tarentine si edhe me mercenarë, me lukanë të dëbuar dhe me kontingjentet që i vunë në dispozicion qytetet e tjera greke të kërcënuara nga fiset italike. Në fillim Aleksandri korri...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...në fund të fundit. vetëm anatomistët mund të kuptonin nga rrashti në qoftë se i vdekuri ka qenë burrë apo grua. Vargu i kamionëve të ngarkuar me arka, i shoqëruar, ndoshta, nga dy motoçikleta të policisë rrugore, do të udhëtonte drejt portit të Durrësit. Atje gjithçka do të ngarkohej mbi një anije dhe anija do të nisej rëndë-rëndë për të çuar në atdhe gjithë këtë ushtri të madhe, të kthyer tani në disa tonelata fosfori dhe kalciumi. Pastaj, atje në bregun tjetër do t'i shkarkonin përsëri, për ta nisur secilin arkëmortth sipas një drejtimi të caktuar. Ndoshta, shumë familje do t'i prisnin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
anie:

áni/e,-a f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anie pishe dërrasë nga pjesa anësore e trungut; anie e rrotës së qerres vëng; anie are; / qilim i ngushtë që shtrohet në anë të vatrës.

anale:

anále,-t f. sh. hist. vepër ku shënohen vit pas viti ngjarjet më të rëndësishme të kohës; fig. libr. përmbledhje e ngjarjeve kryesore të një periudhe, e veprimtarisë së një fushe etj.: hyri në analet e historisë.

andej:

andéj ndajf. 1. në atë anë, në anën a në drejtimin tjetër; nga ajo anë; kund. këtej: ata andej; kaloi andej. 2. në një vend jo afër; në një kohë të përafërt: andej nga Shkodra; andej nga mbrëmja (nga vjeshta); andej e këtej (sa andej këtej) poshtë e lart; në vende të ndryshme. 3. fig. bised. nga ajo anë, për këtë gjë: s’pyet (s’dëgjon) andej ai.

anëse:

ánës/e,-ja f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anëset e krevatit; anëse plepi anie plepi.

anipse:

anipsé lidh. krahin. edhe pse.