Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anie
anie:

áni/e,-a f. sh. -e(t) pjesë anësore e diçkaje: anie pishe dërrasë nga pjesa anësore e trungut; anie e rrotës së qerres vëng; anie are; / qilim i ngushtë që shtrohet në anë të vatrës.

Të ngjashme:
anije:

aníj/e,-a f. sh. -e(t) 1. mjet i madh për lundrime, vapor: anije udhëtarësh (peshkimi); anije me vela (me avull). 2. mjet i madh për fluturime kozmike: anije kozmike.

arie:

ári/e,-a f. sh. -e(t) muz. pjesë lirike me një zë, zakonisht nga një operë.

anim:

aním,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve: animi nga e majta.

ane:

ané,-ja f. sh. -(të) krahin. nënë.

ani:

aní ndajf. bised. 1. pastaj, më vonë. 2. si fj. ndërm. s’prish punë, paçka: ani, do të pres.