Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës angullit
angullit:

angullít jokal. v. III, -i, -ur kuit; ulërin përvajshëm.

Të ngjashme:
angullin:

angullí/n jokal. v. III, -u, -rë kuit; ulërin përvajshëm.

angullim:

angullím,-i m. sh. -a(t) 1. kuitje. 2. ulërimë.

angullimë:

angullím/ë,-a f. sh. -a(t) kuitja e qenit a e ujkut; ulërimë e përvajshme.

angullitje:

angullítj/e,-a f. sh. -e(t) 1. kuitje. 2. ulërimë.

ngallit:

ngallít (ngallís) kal., -a, -ur 1. e shpoj dikë me diçka me majë. 2. fig. e ngacmoj me fjalë dikë. 3. jokal. v. III, nxjerr ngallë: ngalliti lulja; / fig. fillon të dalë, ngrihet diçka në një vend ku më parë s’kishte asgjë; mbin, del: po i ngallitin dhëmbët foshnjës.