Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anglishte
anglishte:

anglísht/e,-ja f. gjuha angleze.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tha prifti. - Mund të shkëmbejmë përvojë, - tha gjenerali duke qeshur. Kur u afruan, gjenerali vuri re se gjenerallejtënantit i mungonte krahu i djathtë. Me dorën e majtë mbante një llullë të trashë, të zezë. Civili ishte i shëndoshë dhe pa flokë. U njohën dhe biseduan një copë herë me një anglishte të keqe, në kohën që shoferët e kamionëve seç po i kërkonin njëri-tjetrit. Pas dhjetë minutash i thanë “mirupafshim” njëri-tjetrit dhe u nisën. Tani ishte hera e parë që po i takonin, qysh prej asaj dite. - Ja ku janë, - tha gjenerali, kur hynë në restorant. U përshëndetën që larg me kokë....

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...thashë me zë të tillë të pasigurt, sikur të kisha frikë se a do të isha në gjendje ta ngopja me ushqim atë eshtëri të pamatë. Sikur të kishte kuptuar mendimet e mia, ai buzëqeshi vesh më vesh dhe tha: - Unë jam bujtës. Sllavët mysafirit i thonë gost dhe ata e kanë sajuar këtë fjalë nga fjala anglishte ghost, që do të thotë fantazmë, hije, shpirt. - Ai buzëqeshi. - Dhe, si çdo shpirt, unë kam nevojë për mish. Ha, ha, ha! Ai qeshi në mënyrë të tillë, që s'kishte si të mos më dukej e frikshme. Përpiqesha të mos ia shikoja fikthin, ngaqë më dukej se gjatë lëvizjeve do t'ia çante fytin. - Hani...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
anglisht:

anglísht ndajf. në gjuhën angleze: përkthim anglisht.

ngishte:

ngísht/e,-ja f. sh. -e(t) gishtëz.