Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës anglez
anglez:

angléz,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Anglisë ose me prejardhje nga Anglia.

anglez:

angléz,-e mb. që lidhet me anglezët a me Anglinë, i anglezëve a i Anglisë: gjuha angleze; futbolli anglez; humor anglez; çelës anglez (tek.) çelës për bulona, me buzë që afrohen e largohen me një vidhë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kuptueshme pse fjala snob më së pari është popullarizuar në Angli, në vendin në të cilin janë krijuar më së pari kushtet për lulëzimin e borgjezisë, ashtu sikundër është e kuptueshme pse snobizmi është trajtuar më së shumti dhe, ndofta, më së miri pikërisht në letërsinë angleze. Realisti i shquar anglez, Viljem Tekeri, e ka quajtur të arësyeshme dhe të domosdoshme t'ua kushtojë snobëve veprën e tij më të njohur, Panairi i sedërtarëve. Vrojtësi pak si më i kujdesshëm i marrëdhënjeve, sjelljeve dhe gjesteve të njerëzve tanë mund ta ketë fare të qartë se edhe shkrimtarët e sotëm kosovarë kanë gjasa...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...nëpër rruginat e qytetit topat me tyta të gjata, që kaluan me rrapëllimë të tillë, saqë dukej sikur do të shembej qyteti. E, aq më tepër, kur pamë një luftim aeroplanësh mbi kokat tona dhe sa e sa gjëra të tjera që erdhën më pas. Pastaj pati një kohë që në qytet nuk flitej veçse për atë pilotin anglez të rrëzuar në të dalë të qytetit. Unë e pashë me sytë e mi dorën e pilotit, e vetmja gjë që kishte mbetur nga trupi i tij. E pashë kur ia treguan popullit në sheshin e bashkisë, bashkë me një copë këmishë të djegur. Dora ishte si një dërrasë e verdhë dhe në gishtin e mesit kishte një unazë,...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...po atyre dinastive që ishin përkatësisht edhe në Napoli dhe në Hungari. Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës i forcuan edhe vizitorët e vullnetarët e huaj që erdhën nga vende të ndryshme, deri nga Franca e nga Anglia, dhe luftuan në ushtrinë e Skënderbeut. Ndër ta përmendet më 1457 anglezi Xhon Njupor. Lidhje krijoi Skënderbeu edhe me vende përtej kufijve të Evropës. Dokumentet e kohës përmendin p.sh. marrëdhëniet e tij me emirin Ibrahim të Karamanisë në Azinë e Vogël. Ibrahimi në një projekt të tij për luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane një vend qendror i dha aksionit...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
angolez:

angoléz,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Angolës ose me prejardhje nga Angola.

angleze:

angléz,-e, -ja f. sh. -e(t).

angolez:

angoléz,-e mb. që lidhet me angolezët a me Angolën, i angolezëve a i Angolës.

angoleze:

angoléz,-e, -ja f. sh. -e(t).