Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës angjine
angjinë:

angjín/ë,-a f. sh. -a(t) mjek. pezmatim i cipës së grykës dhe i bajameve.

Të ngjashme:
angjinare:

angjinár/e,-ja f. sh. -e(t) bot. barishte e vendeve të ngrohta, me gjethe të mëdha dhe me lulesa me fletë të tulta të mbledhura kokë, që hahen a që përdoren për të përgatitur pije, barna etj.: sallatë angjinaresh.

anilinë:

anilín/ë,-a f. kim. lëng i helmët e me erë të keqe, që nxirret nga katrani i qymyrgurit dhe përdoret për të përgatitur bojëra, barna etj.

anurinë:

anurín/ë,-a f. sh. -a(t) anë are, anie.

argjilë:

argjíl/ë,-a f. sh. -a(t) deltinë.

ançinë:

ançín/ë,-a f. sh. -a(t) anë mali, zakonisht e zhveshur.