Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës angeshtoj
angështoj:

angësht/ój kal., -óva, -úar ngushtoj.

Të ngjashme:
ngushtoj:

ngusht/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj diçka më të ngushtë; kund. zgjeroj: i ngushtoi fustanin. 2. i pakësoj vendin a hapësirën e nevojshme; e bëj më të shtrënguar; e rrethoj mirë; kund. zgjeroj: e ngushtuan rrethimin. 3. fig. zvogëloj, pakësoj: i ngushtoi fushëveprimin; / kufizoj edhe më brenda disa caqeve: ia ngushton horizontin. 4. e vë në vështirësi, e zë ngushtë; e detyroj të bëjë diçka; e rëndoj: e ngushtoi me fjalë.

lagështoj:

lagësht/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj të lagësht diçka; e njom, e spërkat: lagështoj duhanin. 2. jokal. v. III bie vesë, veson: ka lagështuar natën. 3. e lëngështoj: lagështoj bojën.

lëngështoj:

lëngësht/ój kal., -óva, -úar 1. lëngëzoj1. 2. e lag pak me ujë diçka: e lëngështoi duhanin. 3. jokal. v. III mbushet gjithë lëng, i hipën ujthi (për drurët); mbushet me lëng, ujësohet (për pemët etj.). 4. nxjerr bula të vogla uji, kullon nga pak; qan: lëngështon muri (shpella); lëngështon plaga.

ligështoj:

ligësht/ój kal., -óva, -úar 1. v. III më dobëson trupin; më pret fuqitë dhe më bën që të mos ndihem mirë me shëndet; kund. shëndosh; majm: e ligështuan ethet. 2. fig. e vras shpirtërisht; e bëj që të humbasë guximin e të trembet; e prek thellë në shpirt: ia ligështoi zemrën e preku thellë në shpirt; ia dobësoi guximin e vendosmërinë. 3. e bëj të varfër, e varfëroj (tokën).

angështim:

angështím,-i m. ngushtim.