Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës angeshti
angështi:

angështí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i angësht. 2. fig. ankth. 3. zagushi.

Sinonime / Të përafërta:
ankth
zagushi
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ariu, si dhe ndrydhja e këmbës së NikollëZaharisë, që i shqetësoi sidomos bujarët, por që kaloi shpejt. Koha mbajti mirë. Në mbarim të gjahut, në kthim, nisi të borëtonte lehtë, dhe vargu i gjahtarëve, ashtu i pahitur nga bora, dukej edhe më i bukur. Megjithatë, tek i shihje ashtu rresht, një angështi e keqe s'i ndahej shpirtit tim. Emblemat dhe shenjat mbi setrat e fisnikëve, ato brirë dhish të egra, krahë shqiponjash e krifa luanësh, kundër dëshirës sime më kujtonin kafshët e mbytura para do kohe, që Ujana e Keqe, krejt si fati i keq, i merrte tatëpjetë nëpër hon. Mbroji, Zotynë, princat...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
angështim:

angështím,-i m. ngushtim.

angësht:

ángësht (i, e) mb. 1. i ngushtë: mëngë të angështa. 2. fig. dorështrënguar. 3. fig. fjalëpakë.

angësht:

ángësht ndajf. ngushtë.

angështoj:

angësht/ój kal., -óva, -úar ngushtoj.

lagështi:

lagështí,-a f. 1. të qenët i lagësht; kohë a mot me reshje: lagështia e ajrit. 2. lagështirë1: lagështia e tokës.