Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës angazhim
angazhim:

angazhím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. zotim. Shih angazhoj

Në literaturë:
Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...që të tri këto shembëlla u takojnë shekujve të shkuar, heshtja si gjest filosofik nuk mund të quhet plotësisht anakronizëm as në kohën tonë, pavarësisht pse ditët tona kërkojnë më tepër angazhim praktik prej krijuesve se sa kohët e shkuara. Si fjalën e shkruar dhe të folur, ashtu edhe heshtjen do të ketë gjithmonë mjaft motive që e kushtëzojnë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...t'i kontribuojnë mirëvajtjes së punëve të përditshme qytetare dhe të luftojnë në arenën e jetës së përditshme për ngadhnjimin e arësyes e të ndjenjës së ndershme, por të ruhen mos t'i nënshtrohen edhe vetë oreksit karierist, si cilësi e njerëzve shpirtërisht dhe intelektualisht të kufizuar. Angazhimi shoqëror dhe politik i shkrimtarit ndonjëherë mund të jetë i dobishëm edhe për vetë krijimtarinë e tij: në atë mënyrë ai mbërrin të depërtojë në rrethet ...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...Edhe vetë tituJlii përmbledhjes, si titull simbolik — E di një fjalë prej guri— e tregon disponimin e vërtetë dhe angazhimin e AzemShkrelit. Jo vetëm se është shprehur në disa prej vjershavemë të mira të përmbledhjes, por një angazhim i tillë ështëzhvilluar parimisht në vjershën programatike Katër këshillavetes në të cilën, përpos tjerash, thuhet:Mos u bë poet nëse s'mund të vdesishPër secilin varg, të vdesish për secilë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...e sovranitetit anzhuin nga krerët shqiptarë nuk qe një « dorëzim » pa kushte, por një ujdi e arritur, siç shprehej vetë mbreti Karl, « pa kurrfarë dhune e shtrëngimi » (absque aliqua violentia seu cohactione). Anzhuinët kënaqnin në thelb dy kërkesat themelore të shqiptarëve: kërkesën për një angazhim të anzhuinëve në marrëdhëniet e ndera të shqiptarëve me fuqitë e tjera, kryesisht Bizantin e Serbinë, dhe kërkesën për njohjen e autonomisë politikoadministrative të fisnikëve vendas brenda kuadrit të « Mbretërisë së Arbrit »...

Të ngjashme:
angazhoj:

angazh/ój kal., -óva, -úar libr. 1. zë me qira tërësisht për vete një mjet, një sallë etj.; pajtoj. 2. e fut dikë në një punë a në një veprimtari.